SHKUP (AA) – Marshimi i mijëra studentëve në formë të protestave nga universitetet e Shkupit, Tetovës dhe qyteteve tjera të Maqedonisë, në kundërshtim të testit ekstern përfundoj para ndërtesës të Qeverisë së Maqedonisë, të cilët parashtruan kërkesë në një letër të dorëzuar Qeverisë së Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Pjesëtar i këshillit studentor, Vlladimir Delov, tha që marshi i sotëm është për një rini dhe një të ardhme më të mirë dhe se protestat e tyre janë mbi partiake, të ndershme dhe të mirë-kuptuara.
“Ne jemi kundër reformave të gabuara në sektorin e arsimit dhe kërkojmë të drejta të reja sepse kjo është politikë jo konsistente për sektorin e arsimit. Në qoftë se do i’u interesonte kualiteti i studentëve për t’u punësuar do të kërkonin indeksin dhe diplomat tona dhe jo librezë partiake”, tha Delov.
Një student shqiptar i Fakultetit Filozofik në Shkup, Mariglen Demiri, tha që kanë parashtruar vetëm ato kërkesa që kanë të bëjnë me propozim e ligjit për reformat për të cilat janë në dispozicion që t’i kërkojnë dhe që duhet të zgjidhen.
“Me protesta do të vazhdojmë deri atëherë kur do të zgjidhen ato kërkesa ose deri tek tërheqja e propozim reformave për testin ekstern. Protestues ka edhe shqiptarë dhe kombësi të tjera që do të thotë se jemi këtu një homogjinitet i ardhmërisë dhe rinisë”, tha Demiri, i cili në pyetjen sa i përket akuzave që protesta është e motivuar politikisht ai tha se partitë çdo herë akuzojnë studentët që protestojnë kundër tyre dhe se kjo është një skulpturë që duhet të përmbyset.
Anastija Petrevska një tjetër studente, tha se kërkesa në letrën e dorëzuar në Qeverinë e Maqedonisë është parashtruar që të gjykohet vendimi i testimit ekstern që është në kundërshtim me autonominë e fakulteteve dhe se reformat e arsimit duhet konsultohen hapur me studentët.