SHKUP (AA) – Këshilli Studentor i Universitetit Shën Kirili dhe Metodi (USHCM), ka njoftuar në një dalje përpara mediave ka thënë se nesër do të dalin përsëri në një marshim në formën e protestës për kundërshtimin e testit ekstrem, raporton Anadolu Agency (AA).
Marshimi do të nisë nesër rreth orës 12:00 sipas orës lokale. Marshimi do të nisë nga USHCM-ja duke vazhduar nëpër rrugët e qytetit të Shkupit deri në Parlamentin e Maqedonisë dhe në fund do të finalizohet me ndalesën përpara ndërtesës së Qeverisë së Maqedonisë.
Një nga pjesëtare e Këshilli Studentor, Ana Knezheviç, apelon që ky marsh të jetë i qetë, pa interese politike apo kombëtare sepse qëllimi i tyre është mbi nacionalitetet dhe partitë politike të cilët shqetësohen për futjen e testimit ekstern në sektorin i arsimit.
Ajo nënvizoi gjithashtu se marshimi i tyre duhet të jetë si student dhe jo si një poltron partiak dhe se partia e tyre e vetme është indeksi i tyre. “Bëjmë thirje që të mos ketë asnjë shfaqe të simboleve partiake apo kombëtare sepse mendoj se ajo do të shkaktojë kauzë negative” ka përfunduar Knezheviç.