Emre Aytekin
24 Tetor 2017•Përditësim: 25 Tetor 2017
ANKARA (AA) - Organizata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (UNESCO) e Kombeve të Bashkuara raportoi se 264 milionë fëmijë në mbarë botën janë të privuar nga arsimi formal, transmeton Anadolu Agency (AA).
UNESCO ka publikuar Raportin e Monitorimit të Edukimit Global, i cili synon të monitorojë zhvillimet në çështjen e Objektivit të 4-t të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), në fushën e arsimit të Kombeve të Bashkuara (OKB).
Në raport theksohet se numri i fëmijëve që nuk janë shkolluar gjatë moshës shkollore në mbarë botën nuk është mundur të reduktohet në nivelin e dëshiruar pas rënies së shpejtë në fillim të viteve 2000.