Gözde Bayar
21 Prill 2020•Përditësim: 22 Prill 2020
Kombet e Bashkuara sot kanë dërguar 55 maunë me ndihma humanitare për Idlibin, një provincë veriperëndimore në Siri, ku miliona njerëz kërkojnë dëshpërimisht ndihmë, raporton Anadolu Agency (AA).
Maunët e ngarkuar me ndihma hynë në Siri përmes portës kufitare Cilvegözü.në provincën jugore të Turqisë, e cila kufizohet me Idlibin.
Furnizimet do të shpërndahen për personat në qytetin e Idlibit dhe zonat rurale përreth.
Siria që nga fillimi i vitit 2011 është shkatërruar nga lufta civile kur regjimi i Asadit shtypi protestuesit prodemokracisë.
Sipas vlerësimeve të OKB-së, qindra mijëra persona janë vrarë dhe më shumë se 10 milion janë zhvendosur,