Uğur İslamoğlu
22 nëntor 2021•Përditësim: 22 nëntor 2021
Një i dyshuar është arrestuar dhe 1.730 artefakte historike janë zbuluar në një operacion në Stamboll, theksoi sot një burim i sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bastisja është kryer në qarkun Umraniye pas një informacioni, theksoi një burim anonim.
Artikujt e gjetur përfshijnë 774 objekte që besohet se janë nga periudha helenistike, romake, bizantine dhe osmane, 532 fosile detare nga epoka e paleolitit, 50 pyka dhe thika dhe 374 monedha nga epoka osmane.