Beyza Binnur Dönmez
25 Prill 2019•Përditësim: 26 Prill 2019
Vëllimi tregtar i Belgjikës me Turqinë arrin në rreth 10 miliardë euro (11.156 miliardë dollarë), tha të mërkurën ministri i Jashtëm belg Didier Reynders, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në një konferencë në Bruksel, Reynders tha se të dy vendet duhet të punojnë së bashku, veçanërisht në fushat e ekonomisë, Unionit Doganor dhe investimeve.
Reynders gjithashtu tha se pret që takimi midis Turqisë dhe Belgjikës nën Komitetin e Përbashkët Ekonomik dhe Tregtar (JETCO), i cili nuk ka ndodhur që nga viti 2013, të zhvillohet në Ankara më së voni këtë vit.
Ai theksoi se prania e Turqisë në Këshillin e Evropës është "shumë e rëndësishme".
Ambasadori turk në Belgjikë, Zeki Levent Gumrukcu tha se Turqia e sheh Belgjikën si "një aleat, partner dhe një mik".