Turqia

"Vendimi i Parlamentit Evropian për Mesdheun Lindor, i papranueshëm"

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë kritikon rezolutën e Parlamentit Evropian për interesa "egoiste" të disa anëtarëve

Faruk Zorlu  | 17.09.2020 - Përdıtësım : 18.09.2020
"Vendimi i Parlamentit Evropian për Mesdheun Lindor, i papranueshëm" Foto: AA/Arhiv

Ankara

Turqia kritikoi sot një rezolutë "joreale" nga Parlamenti Evropian (PE) kundër Turqisë mbi mosmarrëveshjen e vazhdueshme në Mesdheun Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë tha se vendimi këshillues, i cili u miratua në Asamblenë e Përgjithshme të PE-së vetëm në sajë të solidaritetit midis anëtarëve të BE-së dhe duke u shërbyer interesave "egoiste" të disa vendeve anëtare, është "i papranueshëm" në shumë mënyra.

Qëndrimi i njëanshëm dhe i padrejtë i PE-së, si dhe interpretimet e tij të pavlefshme dhe të njëanshme të ligjit detar për të cilin nuk është i autorizuar, ka dëmtuar reputacionin e tij, thuhet në kumtesë.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme theksojnë se PE, BE, e as vendet anëtare të saj nuk kanë autoritetin për të përcaktuar kufijtë e vendeve të treta.

Miratimi i një "vendimi të njëanshëm" të tillë pavarësisht përpjekjeve të Turqisë në të gjitha nivelet në të gjitha institucionet e BE-së nuk është në përputhje me vullnetin e mirë dhe mendjen e shëndoshë, thuhet gjithashtu në kumtesë.

Anëtarët e PE-së miratuan një rezolutë sot duke shprehur "solidaritetin e plotë" me Greqinë dhe administratën qipriote greke kundër veprimeve të Turqisë në Mesdheun Lindor.

Greqia ka kontestuar eksplorimin e tanishëm energjetik të Turqisë në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur të bllokojë territorin detar turk bazuar në ishuj të vegjël pranë bregdetit turk.

Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka dërguar anije shpimi për të kërkuar energji në shelfin e saj kontinental, duke thënë se Turqia dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) kanë të drejta në rajon.

Dialogu për ndarjen e këtyre burimeve në mënyrë të drejtë do të jetë një fitore për të gjitha palët, thonë zyrtarët turq.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın