Sarp Özer
15 Dhjetor 2016•Përditësim: 15 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) - Ushtria turke ka njoftuar sot se gjatë operacioneve ajrore të 11 dhjetorit në rajonin Zap të Irakut të paktën 29 terroristë të PKK-së janë neutralizuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për shtyp nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë bëhet e ditur se avionët e forcave ajrore turke kanë kryer një operacion në zonën Zap pas marrjes së informacioneve nga fluturimet zbuluese.
Avionët kanë goditur 12 pozicione të organizatës terroriste PKK. Në këtë operacion të paktën 29 terroristë janë neutralizuar, ndërkohë theksohet se 4 nga të vrarët janë drejtues të terroristëve në këtë zonë.