Hasan Özkal
12 Prill 2016•Përditësim: 12 Prill 2016
KILIS (AA) – Ushtria turke ka kryer sulme artilerike mbi bastionet e organizatës terroriste DAESH në qytetin kufitar sirian A'zaz, raporton Anadolu Agency (AA).
Mbrëmë dhe sot në mëngjes nga Siria në territorin e qytetin kufitar turk Kilis kanë rënë disa predha. Në kundërpërgjigje të kësaj forcat e artilerisë turke në kufi kanë kryer goditje të fuqishme ndaj pozicioneve të terroristëve të DAESH-it në rajonin ndërkufitar të A'zaz-it.
Sipas burimeve të ushtrisë, janë goditur pozicionet në afërsi të fshatrave Soran, Ehtemlat dhe Akterin.