Yıldız Nevin Gündoğmuş
13 Shkurt 2019•Përditësim: 14 Shkurt 2019
ANKARA (AA) - Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) kanë konfiskuar armë dhe pajisje shpërthyese të terroristëve në veri të Irakut, të cilët kanë qenë në përgatitje për të kryer sulm, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi të ministrisë, aksioni antiterrorist është realizuar në rajonin Hakurk në veri të Irakut.
Ushtria turke ka konfiskuar rreth 400 municione mitralozi, pajisje mjekësore, si dhe materiale të ndryshme të nevojshme për të përgatitur pajisje shpërthyese në një bunker të terroristëve të PKK-së.
Siç është mësuar, terroristët kanë qenë në përgatitje të ndërmerrnin sulm të mundshëm, por kanë ikur dhe kanë braktisur mjetet e tyre për shkak të operacioneve të forcave turke në rajon.