Ajdin Aliji
21 Qershor 2025•Përditësim: 22 Qershor 2025
Barinjtë në rrethin e qytetit të Bitlisit në Turqi bëjnë një udhëtim sfidues prej 7 kilometrash për të çuar kopetë e tyre të deleve në pllajat rrëzë malit Nemrut, raporton Anadolu.
Mijëra dele kulloten nëpër lugina për të mos dëmtuar të mbjellat, duke krijuar re të dendura pluhuri përgjatë rrugëtimit të tyre.
Pavarësisht motit të nxehtë dhe terrenit të thyer, peizazhi që shfaqet gjatë udhëtimit tradicional të migrimit, veçanërisht në perëndim të diellit, shndërrohet në një bukuri vizuale.