Ercan Canbolat
13 Nëntor 2017•Përditësim: 13 Nëntor 2017
ANKARA (AA) – Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka biseduar me homologun e tij iranian Javad Zarif, duke i shprehur gatishmërinë e Turqisë që të ndihmojë Iranin, pas tërmetit të mbrëmshëm shkatërrues, raporton Anadolu Agency (AA).
Tërmeti me fuqi prej 7.3 ballë sipas Rihterit goditi mbrëmë pjesën veriore të Irakut dhe Iranin. Një burim anonim për AA tha se shefi i diplomacisë turke jo shumë gjatë pas tërmetit me telefon ka biseduar me homologun e tij iranian Zarif.
Çavuşoğlu po ashtu dërgoi edhe një mesazh ngushëllimi për viktimat dhe personat e lënduar në perëndim të Iranit.