Turqia

"Turqia synon të promovojë sipërmarrësit e rinj"

"Turqia ka një rini e cila do të jetë në gjendje të krijojë sipërmarrje serioze në të ardhmen, siç ka bërë në të kaluarën", tha Kasapoğlu në Forumin Botëror të Investitorëve Engjëj (WBAF) në Stamboll

Gökhan Ergöçün  | 18.02.2019 - Përdıtësım : 19.02.2019
"Turqia synon të promovojë sipërmarrësit e rinj"

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Turqia i kushton rëndësi të madhe përkrahjes së sipërmarrësve të rinj, tha Mehmet Muharrem Kasapoğlu, ministri i Rinisë dhe Sportit i vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

"Turqia ka një rini e cila do të jetë në gjendje të krijojë sipërmarrje serioze në të ardhmen, siç ka bërë në të kaluarën", tha Kasapoğlu në Forumin Botëror të Investitorëve Engjëj (WBAF) në Stamboll.

Kasapoğlu theksoi se shumë prej kompanive udhëheqëse botërore kanë të kaluar vetëm prej 25-30 vitesh dhe janë krijuar nga sipërmarrës të rinj.

"Bota është në një proces të vazhdueshëm zhvillimi dhe Stambolli është qendra e rajonit, e cila është një lokomotivë për zhvillimin ekonomik", shtoi ministri turk.

Ndryshe, WBAF, në të cilin AA është "Partner Global i Komunikimit", bashkon qindra financues biznesesh të njohur si "investitorë engjëj".

Tema e kongresit dyditor të këtij viti do të jetë "Lidhja e investitorëve engjëj me fondet e kapitalit privat për të inkurajuar inovacionin", ndërsa do të përfshijë 23 seanca kryesore dhe 110 folës ndërkombëtarë.

Gjatë këtij organizimi do të marrin pjesë qindra investitorë engjëj dhe aktorët kryesorë të tregjeve kapitale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın