Ekip
13 Tetor 2015•Përditësim: 14 Tetor 2015
ANKARA (AA) - Ministri turk i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë, Fikri Isik sot prezantoi automjetin e parë të prodhimit vendas, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri Isik, ishte mysafir i panelit të ditorëve të AA në Ankara, dhe me këtë rast paraqiti një foto të kamufluar prototip të parë të prodhimit të automjeteve në Turqi.
Isik tha se deri më tani janë prodhuar tre prototipa të automjeteve të para vendase dhe po vazhdohet në punën për zhvillimin e saj.
Sipas tij, këtë vit do të prodhohen mes 30 dhe 40 automjete që do të testohen në terrene të ndryshme, dhe deri në fund të vitit 2019 është planifikuar të fillojë prodhimi në seri.
Isik theksoi se prodhimi vendas i automjeteve në Turqi është me rëndësi të madhe.
Për të lexuar vazhdimin e lajmit duhet të abonoheni.