Sarp Özer
13 Tetor 2015•Përditësim: 14 Tetor 2015
ANKARA (AA) - Konferenca "Ekspertët e terrorizmit" nën organizimin e Qendrës për Përsosmëri në Luftë Kundër Terrorizmit do të zgjasë 2 ditë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në konferencë, e cila është një ndër aktivitetet e planifikuara të qendrës, marrin pjesë akademikë, ekspertë dhe praktikues nga organizatat ndërkombëtare dhe think tank që punojnë në fushën e luftës kundër terrorizmit.
Konferenca e cila do të zgjasë 2 ditë me temë zhvillimet aktuale dhe trendet e ardhshme të terrorizmit dhe luftës kundër terrorizmit.
Konferenca ka për qëllim vlerësimin e kërcënimit aktual të terrorizmit në përputhje me zhvillimet e reja ku do të marrin pjesë 31 folës nga 15 shtete dhe 117 pjesëmarrës nga 26 shtete.
Në konferencë do të prezantojnë edhe pjesëmarrësit e njësive kundër terrorizmit të OKB-së, NATO-s, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Interpol-it.
Qendra e cila është themeluar në fushën e luftës kundër terrorizmit nga ana e Turqisë më 28 qershor 2005, është e dalluar si qendër për Përsosmëri të NATO-s. Ndër pjesëmarrësit e qendrës përveç Turqisë e cila është themeluese gjenden edhe SHBA, Gjermania, Bulgari, Anglia, Holanda, Hungaria dhe Rumania.