Büşra Nur Bilgiç
13 Nëntor 2019•Përditësim: 13 Nëntor 2019
Turqia nisi operacionin "Kthetra-6" me qëllim të eliminimit të terroristëve në lindje të vendit, njoftoi sot Ministria e Brendshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Operacioni anti-terrorist po zhvillohet në zonat rurale të provincave Van, Hakkari dhe Şırnak, tha ministria në një deklaratë.
Një total prej 2360 efektivë të policisë, xhandarmërisë dhe roje të fshatit janë bashkuar në operacion.
Më 17 gusht, Turqia nisi operacionin "Kthetra" kundër terroristëve të PKK-së në provincat Van, Hakkari dhe Şırnak, e ndjekur nga operacioni i radhës "Kthetra 2" më 27 gusht në provincat Mardin, Şırnak dhe Batman.
Faza e tretë e operacionit filloi më 21 shtator kundër terroristëve në rajonet Bestler-Dereler dhe Herekol të provincave Şırnak dhe Siirt.
Më 24 shtator, Turqia nisi operacionin "Kthetra 4" në provincat lindore të Kars, Ağrı dhe Iğdır.
Operacioni "Kthetra 5" nisi në provincat lindore të Diyarbakır, Bingöl dhe Muş më 8 nëntor.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.