Sayim Harmancı
04 Tetor 2017•Përditësim: 04 Tetor 2017
HAKARI (AA) – Të paktën katër ushtarë turq u vranë dhe katër të tjerë u plagosën në një sulm terrorist në qytetin Hakari, të Turqisë juglindore, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratën nga Zyra e prefektit të Hakarit theksohet se në Yuksekova, pranë qytetit, gjatë kalimit të patrullës ushtarake, ka shpërthyer një mjet të cilin e kishin vendosur përskaj rruge pjesëtarët e organizatës terroriste PKK.
"Në shpërthimin e një pajisjeje të improvizuar kanë humbur jetën katër ushtarë dhe katër të tjerë janë plagosur. Ushtarët e plagosur u transferuan urgjentisht në një spital në Yuksekova", thuhet në deklaratë.