Faruk Zorlu
06 Shkurt 2022•Përditësim: 07 Shkurt 2022
Forcat turke “neutralizuan” tetë terroristë të YPG/PKK-së në veri të Sirisë, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Terroristët u vunë në shënjestër ndërsa përgatiteshin për të kryer sulme në zonat e operacioneve "Burimi i Paqes" dhe "Mburoja e Eufratit", shkroi ministria në Twitter.
Autoritetet turke përdorin termin "neutralizim", me çka nënkupton se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.
Që nga viti 2016, Ankaraja ka nisur tre operacione të suksesshme antiterroriste përtej kufirit të saj në Sirinë veriore për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar vendosjen paqësore të banorëve: Mburoja e Eufratit (2016), Dega e Ullirit (2018) dhe Burimi i Paqes (2019).
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e afro 40 mijë njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.