Fahri Aksüt
30 shtator 2020•Përditësim: 30 shtator 2020
Turqia neutralizoi 2 terroristë të YPG/PKK-së të cilët u përpoqën të infiltrohen në zonën e operacionit të saj anti-terrorist në veri të Sirisë, njoftoi sot Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria tha se është parandaluar një përpjekje e infiltrimit dhe sulmeve të grupit terrorist YPG/PKK me qëllim të prishjes së paqes dhe sigurisë në rajon.
"Komandot tona heroike neutralizuan 2 terroristë të PKK/YPG-së në zonën e operacionit 'Burimi i Paqes'", tha ministria.
Autoritetet turke përdorin termin "të neutralizuar" me çka nënkupton se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.
Që nga viti 2016 për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar vendosjen paqësore të banorëve u ndërmorën operacionet "Mburoja e Eufratit" (2016), "Dega e Ullirit" (2018) dhe "Burimi i Paqes" (2019).
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e radhitur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.