Can Erözden
29 Qershor 2021•Përditësim: 30 Qershor 2021
Si pjesë e masave të normalizimit për shkak të rënies së rasteve të koronavirusit të ri (COVID-19), Turqia ka vendosur të hapë ngjarjet sportive me masa sigurie të kujdesit për një numër të kufizuar tifozësh, raporton Anadolun Agency (AA).
Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, gazetarëve u tha se ndeshjet sportive në Turqi mund të mbahen me një numër të kufizuar tifozësh dhe masave të sigurisë kundër virusit COVID-19.
Turqia në muajin mars të vitit 2020 ndaloi tifozët nga të gjitha ngjarjet sportive në të gjithë vendin për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Në sezonin 2020-21 asnjë tifoz nuk u lejua të marrë pjesë në ngjarje sportive në Turqi.
Si pasojë e rënies së numrit të rasteve të koronavirusit në të gjithë vendin, Turqia që nga e enjtja ka planifikuar të heq kufizimet e vendosura për shkak të virusit.
Sipas të dhënave zyrtare, numri i njerëzve që janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit në Turqi është më shumë se 15 milionë.
Turqia, e cila ka një popullsi prej rreth 84 milionë, ka administruar rreth 48.9 milion doza të vaksinave dhe më shumë se 33.89 milion njerëz kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës që nga fillimi i fushatës masive të vaksinimit në muajin janar.