Mehmet Tosun
10 Shkurt 2021•Përditësim: 10 Shkurt 2021
Ministria e Brendshme e Turqisë njoftoi fillimin e një operacioni të ri kundër terrorizmit të emërtuar "Eren-9 Kazan-Han Yaylası" në qytetin Hakkari, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e ministrisë thuhet se operacioni i ri ka filluar me qëllimin për të nxjerrë plotësisht nga rendi i ditës së vendit organizatën terroriste separatiste dhe për të neutralizuar terroristët që vlerësohet se janë strehuar në vend.
Në operacion marrin pjesë 129 njësi operacionale me gjithsej 2.218 forca të përbërë nga njësitë e forcave komando të xhandarmërisë, forcat speciale të xhandarmërisë (JÖH), forcat speciale të policisë (PÖH) dhe njësitë e forcat e sigurisë.
Në deklaratë theksohet se operacionet "Eren" që zhvillohen për të eliminuar plotësisht terrorizmin brenda vendit vazhdojnë me sukses në mënyrë të besueshme dhe të vendosur me mbështetjen e popullit.