Seda Sevencan
02 Qershor 2021•Përditësim: 03 Qershor 2021
Turqia po përgatitet të ndërmarrë hapa për mbrojtjen e Detit Marmara pasi "algat e detit" janë përhapur në ujërat e saj që nga muaji shkurt, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit i Turqisë, Murat Kurum, njoftoi se plani i veprimit në këtë drejtim do të shpallet më 6 qershor.
"Algat e detit" janë paraqitur për shkak të rritjes së tepërt të algave mikroskopike të quajtura fitoplankton. Shtresa e trashë, e ngjashme me mukozën, përmban një larmi mikro-organizmash dhe shkaktohet nga rritja e temperaturës së ujit të detit për shkak të ngrohjes globale, qetësisë së detit dhe ndotjes.
Derdhja e mbetjeve shtëpiake dhe industriale, aktivitetet detare dhe të peshkimit gjithashtu kanë ndikimin e tyre në këtë dukuri.
Për të parandaluar mukozën detare, mbetjet duhet të derdhen pas rafinimit dhe procesit të largimit të papastërtive.
Rreth 25 milion banorë jetojnë në shtatë qytete në bregdetin e Detit Marmara.