Hakan Mehmet Şahin
02 Qershor 2021•Përditësim: 02 Qershor 2021
Forcat turke të sigurisë arrestuan të paktën 22 të dyshuar për lidhjet e tyre të pretenduara me FETO-n, grupin që qëndron pas grushtit të shtetit të mposhtur të vitit 2016, theksuan sot burimet e sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ekipet policore antiterroriste në provincën veriperëndimore turke Edirne kryen një operacion për të arrestuar rreth 23 të dyshuar, përfshirë inspektorë të shkarkuar, komisarë, akademikë, personel ushtarak, avokatë dhe oficerë në detyrë.
Gjithsej 22 të dyshuar u arrestuan në operacione paralele në 13 provinca në të gjithë vendin.
Përpjekjet janë duke vazhduar për kapjen e të dyshuarit të mbetur.
Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fethullah Gülen orkestruan grushtin e shtetit të mposhtur më 15 korrik të vitit 2016, i cili la 251 persona të martirizuar dhe 2.734 të plagosur.
Ankaraja akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.