Gözde Bayar
21 gusht 2020•Përditësim: 22 gusht 2020
Së paku 6 të dyshuar janë arrestuar në rajonin e Detit të Zi të Turqisë për lidhje me grupin terrorist DEASH, tha sot një burim i sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Të dyshuarit u kapën në operacione paralele nga ekipe antiterroriste dhe inteligjencës në provincën veriore Samsun, tha burimi.
Ekipet bastisën vende të shumta në provincat Ilkadim dhe Tekkekoy, shtoi burimi.
Në operacione u sekuestruan edhe materiale digjitale. Të dyshuarit iu nënshtruan ekzaminimeve mjekësore pas arrestimit të tyre.
Turqia ka qenë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in si një grup terrorist në vitin 2013.
Vendi që nga ajo kohë shumë herë u shënjestrua nga grupi terrorist, me të paktën 10 sulme vetëvrasëse, shtatë bomba dhe katër sulme të armatosura që pretendojnë të paktën 315 jetë dhe duke plagosur qindra të tjerë.
Si kundërpërgjigje, Turqia filloi operacione ushtarake dhe policore brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme terroriste.