Büşra Nur Çakmak
09 Janar 2022•Përditësim: 09 Janar 2022
Tre ushtarë turq janë vrarë në një shpërthim bombe pranë kufirit të Turqisë me Sirinë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria tha në një deklaratë se "ushtarët u martirizuan në rrethin kufitar Akçakale në provincën juglindore Şanlıurfa për shkak të shpërthimit të një mjeti shpërthyes të improvizuar".
Edhe pse ministria nuk specifikoi se cila organizatë terroriste kreu sulmin, Akçakale ndodhet pranë një zone në veri të Sirisë ku është i pranishëm grupi terrorist PKK/YPG.
PKK-ja është një organizatë separatiste në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Gjatë fushatës terroriste disadekadëshe kundër Turqisë, terroristët e PKK-së kanë vrarë të paktën 40.000 njerëz. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.