Samet Atasoy
25 Shtator 2025•Përditësim: 26 Shtator 2025
Në rajonin malor me lartësi rreth 1.000 metra mbi nivelin e detit në rrethin Alaçam në Samsun të Turqisë, është formuar një fenomen natyror mahnitës, i njohur si "det mjegulle", duke krijuar pamje spektakolare.
Mjegulla e dendur është xhiruar nga ajri me dron, ndërsa mbuloi majat e kodrave dhe pyjet përreth, duke i dhënë peizazhit një bukuri të veçantë.
Ufuk Selçuk, banor i zonës, tha për Anadolu se kjo zonë është e mrekullueshme si në verë, ashtu edhe gjatë dimrit.
"Gjatë vjeshtës, këtu formohen shtresa të dendura mjegulle. Edhe pse mund të shfaqen edhe në verë, ato nuk janë kaq mbresëlënëse si në vjeshtë. Gjatë vjeshtës ka një bukuri të veçantë", tha Selçuk.