Fatih Hafız Mehmet
19 Nëntor 2018•Përditësim: 20 Nëntor 2018
BALIKESİR (AA) - Rojet bregdetare turke në një operacionin të nisur mëngjesin e sotëm kanë shpëtuar 44 emigrantë të parregullt të bllokuar në ishullin Yumurta në detin Egje, raporton Anadolu Agency (AA).

Burimet e rojes bregdetare theksuan se 44 emigrantët, përfshirë gra dhe fëmijë, u shpëtuan gjatë operacionin në Egjeun verior, jashtë brigjeve Balıkesir të Turqisë.
Burimet e njëjta theksuan se operacioni u nis pasi një nga emigrantët thirri shërbimin emergjent.
Turqia ka qenë rruga kryesore për refugjatët që përpiqen të
kalojnë në Evropë, veçanërisht nga fillimi i luftës në Siri.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, këtë vit rreth 250 mijë
emigrantë të parregullt u kapën në Turqi.
Emigrantët e parregullt kryesisht ishin shtetas afganë,
pakistanezë, sirianë dhe irakianë.