Ömer Hakan Kibar
19 Maj 2018•Përditësim: 19 Maj 2018
ANKARA (AA) - Sot në të gjithë qytetet e Turqisë zhvillohen ceremoni me rastin e 19 Majit, Ditës së Përkujtimit të Kemal Ataturkut dhe Ditës së Rinisë dhe Sportit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një ceremoni të mbajtur me rastin e festës në mauzoleun Anıtkabir të Ataturkut në Ankara, morën pjesë ministri turk i Rinisë dhe Sportit, Osman Aşkın Bak, si dhe përfaqësues nga të ardhur nga Qiproja Turke, sportistë, studentë, ekipe të valleve folklorike dhe punonjës të ministrisë.
Ministri Osman Aşkın Bak pas nderimeve në mauzoleun e Ataturkut ka shkruar në librin e shënimeve të mauzoleut.