Turqia

Turqi, sekuestrohen mbi 120 kilogramë heroinë

Heroina u zbulua e fshehur në tuba të shtratit të rimorkios pasi ekipet anti-narkotike ndaluan automjetin në Autostradën Anadolu pranë distriktit Kartepe, theksuan burimet

Nilay Kar  | 22.05.2018 - Përdıtësım : 22.05.2018
Turqi, sekuestrohen mbi 120 kilogramë heroinë

Ankara

KOCAELI/TEKIRDAG (AA) – Policia ka sekuestruar 129 kilogramë heroinë gjatë një operacioni anti drogë në provincën veriperëndimore të Kocaelit, njoftuan burime të policisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Heroina u zbulua e fshehur në tuba të shtratit të rimorkios pasi ekipet anti-narkotike ndaluan automjetin në Autostradën Anadolu pranë distriktit Kartepe, theksuan burimet.

Tre trafikantë të dyshuar droge u arrestuan pas kontrollit të rimorkios.

Në operacione të ndara të drogës në provincën perëndimore Tekirdag, shtatë persona u arrestuan për përdorim dhe trafikimin e drogës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın