Sarp Özer
01 Nëntor 2016•Përditësim: 01 Nëntor 2016
ANKARA (AA) – Nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë bëhet e ditur se 13 pjesëtarë të organizatës terroriste separatiste janë neutralizuar në luftimet që ndodhën ditën e djeshme në operacionin që po vazhdon në periferi të qarkut Çukurca të Hakkarit në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës së publikuar në faqen e internetit të Shtabit të Përgjithshëm, ende vazhdon operacioni i mbështetur edhe nga ajri në periferi të qarkut Çukurca ndaj organizatës terroriste separatiste.
Dje në përleshjet mes forcave të sigurisë dhe terroristëve janë neutralizuar 13 terroristë. Po ashtu, në operacionin ajror të ndërmarrë në rajonin e malit Hisar dhe malit Güven në Çukurca janë goditur bunkerët dhe pozicionet e mortajave.
Ndërkaq, në qarkun Tekman të Erzurumit, u asgjësua së bashku me disa pajisje ditore një bunker që u zbulua të jetë përdorur nga pjesëtarët e organizatës terroriste separatiste.