Ahmet Sait Akçay
28 Dhjetor 2017•Përditësim: 28 Dhjetor 2017
IZMIR (AA) – Roja bregdetare turke sot ka ndaluar 42 migrantë pa dokumente në Izmir të Turqisë, bëri të ditur një zyrtar i sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Migrantët, duke përfshirë gra dhe fëmijë, u ndaluan në krahinën Çesme të provincës së Izmirit, pasi njësitë e rojës bregdetare ndaluan një varkë gome rrugës për në ishujt grekë.
Shtatë irakianë dhe 35 shtetas afganë ishin në mesin e atyre që u ndaluan, tha një zyrtar në kushte anonime.
Turqia ka qenë rruga kryesore për refugjatët që përpiqen të kalojnë në Evropë, veçanërisht nga fillimi i luftës civile në Siri.