Cihan Demirci
08 Mars 2016•Përditësim: 09 Mars 2016
EDRENE (AA) - Maja Ivanova, bashkëshortja e presidentit të Maqedonisë Gjogje Ivanov, e cila hyri në Turqi nga kalimi kufitar Ipsala, iu dha dhuratë oriz të Ipsala-s në ditën ndërkombëtare të grave, raporton Anadolu Agency (AA).
Maja Ivanova e cila ka udhëtuar në Turqi për të vizituar djalin e saj i cili po studion në Stamboll, u prit nga Zëvendës drejtuesit e qarkut lokal Hasan Sazkaya, kryetari i Komunës së Ipsala-s Mehmet Kerman dhe zyrtarët doganorë.
Sazkaya dhe Kerman në sallonin VIP të kalimit kufitar ia uruan 8 Marsin, Ditën ndërkombëtare të grave bashkëshortes së presidentit Ivanov.
Kerman gjithashtu i dhuroi një thes të vogël me oriz të Ipsala-s Ivanovës në të cilën ishte përpunuar emri i saj.
Ivanova më pastaj duke u përshëndetur me anëtarët e protokollit vazhdoi rrugëtimin e saj drejt Stambollit.