Turqia

Turqi, ndalohen mbi 200 migrantë

Në aksion janë ndaluar 219 migrantë të padeklaruar, nga Afganistanit, Pakistani, Sri Lanka dhe Iraku

Necat Hazar  | 12.05.2019 - Përdıtësım : 13.05.2019
Turqi, ndalohen mbi 200 migrantë

Van

Në Van të Turqisë janë ndaluar 219 migrantë të padeklaruar të cilët në këtë vend kanë hyrë në mënyrë ilegale, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga policia në Van njoftohet se ekipet kanë kryer aksione në tre adresa në lagjen Karsiyaka.

Në aksion janë ndaluar 219 migrantë të padeklaruar, në mesin e të cilëve 173 shtetas të Afganistanit, 41 të Pakistanit, katër të Sri Lankës dhe një nga Iraku.

Të huajt u janë dorëzuar Drejtorisë rajonale për menaxhim të migracionit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın