Cuma Sarı
24 nëntor 2021•Përditësim: 24 nëntor 2021
Të paktën 87 migrantë të parregullt u mbajtën në provincën juglindore të Turqisë, Sanliurfa, theksuan sot burime të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Migrantët, kryesisht nga Afganistani dhe Pakistani, ishin fshehur brenda një kamioni, thanë burimet.
Ekipet e xhandarmërisë turke në qarkun Siverek u informuan se një grup shtetasish të huaj do të dërgohen në provincat perëndimore me kamionë.
Kamioni që transportonte migrantët u ndalua nga forcat e sigurisë në autostradën Siverek-Diyarbakir.
Shoferi u arrestua ndërsa migrantët u dërguan në Zyrën e Migracionit të provincës.
Turqia ka qenë një pikë kyçe tranziti për azilkërkuesit që synojnë të kalojnë në Evropë për të filluar një jetë të re, veçanërisht ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.