Turqia

Turqi, ndalohen 64 migrantë

Të huajt janë nga Siria, ndërsa në Turqi kanë hyrë në mënyrë ilegale

Erdal Türkoğlu  | 15.09.2019 - Përdıtësım : 16.09.2019
Turqi, ndalohen 64 migrantë Foto: AA/Arhiv

Hatay

Në distriktin Altınözü, të provincës Hatay në Turqi, janë ndaluar 64 migrantë të cilët në këtë vend hynë në mënyrë ilegale, raporton Anadolu Agency (AA).

Pjesëtarët e njësitit kufitar gjatë patrullimit në rajonin jo shumë larg kufirit me Sirinë hasën në një grup njerëzish për të cilët më pas u konstatua se janë nga Siria, ndërsa në Turqi kanë hyrë në mënyrë ilegale.

Të huajt u janë dorëzuar pjesëtarëve të xhandarmërisë për procedurat e mëtejshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın