Hanife ERDİNÇ
05 Nëntor 2015•Përditësim: 05 Nëntor 2015
ÇANAKALE (AA) - Në rajonin Ayvacık të qytetit Çanakale të Turqisë ndalohen 363 shtetas të huaj të cilët po përpiqeshin të kalonin në ishullin grek Lesbos nëpërmjet rrugës ilegale, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e Rojes Bregdetare "TCSG UMUT", "TCSG 25" dhe "TCSG 43" ndërmorën 8 operacione në të njëjtën kohë në rajonet Kadırgaburnu, Bademli dhe Sivrice.
Gjatë operacioneve mësohet se u ndaluan 363 shtetas të huaj me origjinë afgane dhe siriane ku në mesin e tyre kishte gra dhe fëmijë. Pasi u ndaluan ata u dërguan në rajonin Küçükkuyu.
Pas procedurave shtetasit e huaj u dërguan në Qendrën e rikthimit të të huajve në rajonin Ayvacık.