Serkan Avci
16 qershor 2021•Përditësim: 17 qershor 2021
Shërbimi doganor i Republikës së Turqisë ka konfiskuar një ton kokainë të gjetur në një anije mallrash që lundronte nga Ekuadori në portin e Mersinit, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyra e prefektit të Mersinit tha se droga ishte fshehur në një kontejner me banane.
"Një mijë pako me nga një kilogram kokainë u sekuestruan, ndërsa kërkimi i anijes dhe hetimi i gjerë janë ende duke vazhduar", theksohet në njoftim.
Ministri i Tregtisë i Republikës së Turqisë, Mehmet Muş, përgëzoi doganierët në Twitter për operacionin e suksesshëm dhe tha se ishte konfiskimi më i madh i kokainës në Turqi.