Derviş Çömez
05 Prill 2016•Përditësim: 05 Prill 2016
MERSIN (AA) - Shkaku i pamundësisë për tu martuar ka shtyrë 25 të rinjtë nga një fshat i Erdemli-s në Mersin të Turqisë, që të protestojnë për këtë fenomen. Shkaku i protestës së tyre është mos pranimi i vajzave të reja të jetojnë në këtë fshat, raporton Anadolu Agency (AA).
Të rinjtë e mbledhur në qendër të fshatit mbanin në dorë pankarta me mbishkrimet: "Djemtë e mbetur në shtëpi", "Usta të japim fjalën, nëse martohemi do të bëjmë 5 fëmijë", "Çështja është shumë e thellë Usta" dhe "Le të jesh çfarë të jesh përsëri eja".