Nilay Kar
03 janar 2018•Përditësim: 04 janar 2018
EDRENE (AA) – Tre të dyshuar të lidhur me grupet terroriste PKK dhe organizatën terroriste FETO u arrestuan në perëndim të Turqisë derisa përpiqeshin të kalonin në Greqi, bëri të ditur një burim ushtarak, raporton Anadolu Agency (AA).
Trupat kufitare rrethuan dy të dyshuar të PKK-së të identifikuar me inicialet E.D. dhe R.O. dhe i dyshuari i FETO-s H.P. pranë kalimit kufitar Pazarkule në provincën Edrene, tha burimi.
Më tej thuhet se një nga të dyshuarit e PKK-së mbante një letër identifikimi të rremë kur ai u kap.
FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gylen orkestruan tentimin e grushtit të dështuar të shtetit në korrik të vitit 2016, i cili la 250 dëshmorë dhe rreth 2.200 të plagosur.
PKK radhitet si një organizatë terroriste nga Turqia si dhe nga SHBA-të dhe BE-ja. Në fushatën e saj tre dekadashe terroriste kundër Turqisë, më shumë se 40 mijë njerëz janë vrarë.
Që kur grupi rifilloi fushatën e tij të armatosur në korrik të vitit 2015, më shumë se 1.200 persona, përfshirë personel të sigurisë dhe civilë, kanë humbur jetën.