Handan Kazancı
03 janar 2018•Përditësim: 03 janar 2018
BURSA (AA) – Ski qendra Ulugad në qytetin Bursa të Turqisë tashmë pesë dekada tërheq vizitorë dhe adhurues të sportit në dëborë, raporton Anadolu Agency (AA).
Dikur mali Uludag ka qenë edhe vend i njohur për xhirimin e filmave, ndërsa sot është destinacion i popullarizuar turistik me ofertë të pasur për turistët.
Gjithsej 40 kilometra larg Bursa-s, Uludag katër muaj të vitit është i mbuluar me borë për sporte dimërore, ndërsa gjithsej 17 hotele në të kanë kapacitet vendosjeje për mbi 6.000 persona.
Adhuruesit e skijimit kanë rastin të shijojnë 20 shtigje skijimi me gjatësi prej 300 dhe 980 metra.
Gjatë dimrit të kaluar Uludag e kanë vizituar më shumë se 70.000 persona, mes të cilëve 5.000 të huaj.
Krahas skijimit, vizitorët në Uludag kanë rastin të bëjnë snoubord, rrëshqitje dhe sporte të tjera dimërore, ndërsa më së shumti shijojnë turnet e malit në sajë me motor.
Kreu i Shoqatës së hotelierëve në Bursa (GUMTOB) Mehmet Haluk Beceran për AA tha se Uludag është ski qendra më e madhe në Turqi.
“Njëherit, kjo është edhe ski qendra më e afërt në Stamboll deri te e cila përmes urës së sapondërtuar Osmangazi arrihet për tre orë”, tha Beceren.
Duke theksuar se Uludag shënon një rritje të vazhdueshme në mbërritjen e turistëve, Beceren tha se ky trend është veçanërisht i theksuar pas hapjes së urës, që lidh Stambollin dhe Bursa-n nëpërmjet Detit të Marmarës.