Cihan Demirci
29 nëntor 2019•Përditësim: 02 dhjetor 2019
Në pesë ditët e fundit në qytetin e Edirnesë në Turqi, janë kapur 733 migrantë të parregullt në përgatitje të ikjes jashtë vendit në mënyra të jashtëligjshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Komanda e xhandarmarisë së qytetit si dhe njësitë kufitare kanë zhvilluar punime të ndryshme ndaj grupeve që dëshirojnë të kalojnë kufirin.
Në kuadër të këtyre punimeve mes 25-29 nëntor janë kapur 733 migrantë të parregullt nga Libia, Afganistani, Egjipti, Pakistani, Siria, Palestina, Bangladeshi, Somali, Maroku dhe Algjeria.
Migrantët e parregullt janë dërguar në Drejtorinë e Migracionit të qytetit Edirne.