Hakan Mehmet Şahin
20 Qershor 2017•Përditësim: 20 Qershor 2017
EDIRNE (AA) - Arrestohen 10 persona pasi dyshohen se duke përdorur Lumin Maristsa (Evros) nëpërmjet Greqisë kanë futur në Turqi lëndë narkotike të sjellë nga vendet e Evropës, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e Luftës kundër Krimeve Narkotike të Drejtorisë së Policisë në qytetin Edirne të Turqisë, kanë kryer një operacion në afërsi të fshatrave Rahmanca- Akçadağ, në rajonin Meriç.
Në operacion u sekuestruan 72.919 kg. kanabis i vendosur në 52 pako, ndërsa është përcaktuar se lënda narkotike e futur në Turqi ilegalisht duke përdorur lumin është sjellë nga Shqipëria.
Ndërsa në lidhje me ngjarjen mësohet se janë arrestuar 10 persona.