Fatih Çakmak,Sertaç Bulur
21 Nëntor 2015•Përditësim: 22 Nëntor 2015
ANKARA (AA) - Në operacionet ndaj organizatave terroriste në një periudhë katër mujore në territorin nën përgjegjësinë e policisë turke janë arrestuar 1 mijë e 602 persona ku 10 prej tyre shtetas të huaj, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që gazetari i AA-së i ka marrë nga autoritetet e policisë theksohet se nga 24 korriku deri më 20 nëntor ekipet e Antiterrorizmit në territorin nën përgjegjësinë e policisë në 79 qytete kanë ndërmarrë operacione ndaj 7 mijë e 303 personave të dyshuar si anëtarë të organizatave terroriste PKK, DAESH dhe organizatave të tjera.
Personat e ndaluar gjatë operacioneve me arsyetimin se kanë marrë pjesë në aktet e PKK-së mësohet se nga 5 mijë e 624 të dyshuar të cilët kanë dhënë deklarata në Prokurori thuhet se 2 mijë e 908 persona prej tyre janë liruar nga Prokuroria dhe gjykatat. Ndërsa 1 mijë e 114 të dyshuar të tjerë janë liruar me kusht të kontrollit gjyqësorë, si dhe janë arrestuar 1 mijë e 602 terroristë të PKK-së të cilët janë dërguar në gjykatë ku 10 prej tyre shtetas të huaj.
Ndërsa në anën tjetër theksohet se 386 të dyshuar për anëtarësim në organizatat terroriste DHKP-C, MLKP dhe në organizatat e tjera dhe të cilët janë arrestuar me pretendimet se kanë marrë pjesë në akte të armatosura në rajonet nën përgjegjësinë e policisë në të gjithë Turqinë theksohet se janë dërguar në Prokurori për të dhënë deklaratat e tyre.
Nga këta 167 janë liruar nga Prokuroria ose gjykata, ndërsa 97 janë liruar me kusht nën kontrollin gjyqësorë, ndërsa 122 të dyshuar kanë marrë masën e arrestit nga gjykatat.
Madje, nga të arrestuarit në kuadër të operacioneve kundër DAESH-it 1 mijë e 132 persona kanë dhënë deklaratat e tyre para Prokurorit, ndërsa 588 prej tyre janë liruar nga Prokuroria ose gjykata, ndërsa 198 janë liruar me kusht nën kontrollin gjyqësorë, si dhe ndaj 346 të dyshuarve të tjerë është vendosur masa e arrestit ku 63 prej tyre janë shtetas të huaj.
- Materialet e konfiskuara në operacioneve
Në operacionet e ndërmarra kundër organizatave terroriste PKK, DHKP-C dhe DAESH gjatë periudhës prej 24 korrik deri më 20 nëntor janë konfiskuar 8 ton e 115 kg lëndë kimike që përdoret në prodhimin e lëndëve shpërthyese, 39 armë të rënda, 319 bomba dore, 1 mijë e 284 bomba artizanale, 195 armë automatike, 283 pistoleta, 280 pushkë gjahu, 112 pitoleta me ajër, 2 mijë e 92 bomba molotov kokteji, 363 armë të rënda, 59 mijë e 487 fishekë dhe 79 mjete prehës.
Gjatë kontrolleve janë gjetur edhe materiale të tjera si uniformat të anëtarëve të organizatës terroriste, dylbi për pamje natën, radiolidhje, kamera në formën e syzeve të diellit, 4 siguresa për ndezjen e raketave, dokumente të shumta të PKK-së dhe të organizatave të tjera ilegale dhe flamuj të DAESH-it.
- Terroristët e neutralizuar në operacione
Në këto operacione janë gjetur trupet e 102 terroristëve, ndërsa trupat e 304 terroristëve të neutralizuar janë rrëmbyer nga anëtarët e tjerë të organizatës, si dhe janë kapur 77 terroristë të plagosur.
- Dëshmorët e rënë
Sipas të dhënave në territoret nën kontrollin e policisë në këtë periudhë kanë rënë dëshmorë 53 policë dhe 10 ushtarë, ndërsa në territorin që kontrollohet nga xhandarmëria 20 policë kanë rënë dëshmorë. Mes tjerash thuhet se në operacionet e ndërmarra në rastet e flijimit të forcave të sigurisë janë arrestuar 125 persona, ku 42 prej tyre kanë marrë masën e arrestit me burg ndërsa 11 të tjerë janë liruar me kusht.