Dilan Pamuk
14 tetor 2020•Përditësim: 14 tetor 2020
Forcat turke të sigurisë kanë shkatërruar pesë strehimore të përdorura nga terroristët e PKK-së në Turqinë lindore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Operacioni u krye në Ovacık të provincës Tunceli nga komanda provinciale e xhandarmërisë.
Së bashku me furnizimet me ushqim, po ashtu u gjetën dhe u konfiskuan edhe sende të tjera të tilla si sharra, kabllo dhe bateri.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.