Hanife Erdinç,Mehmet Yavaş
20 Dhjetor 2015•Përditësim: 20 Dhjetor 2015
ÇANAKKALE (AA) – Në mbrëmjen mes të shtunës dhe të dielës 51 migrantë janë shpëtuar gjatë tentativës së tyre që në mënyrë ilegale të kalojnë në Greqi nga vendi Ayvançik, në provincën Çanakkala, në veriperëndim të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç mëson gazetari i AA-së migrantët nga Irani, Afganistani, Burma dhe Tibeti, tentuan me gomone të shkojnë në ishullin grek Lesbos.
Gomona pas një kohe filloi të lëshojë ujë, ku më pas ekipe të rojës bregdetare duhej të ndërhynin.
Migrantët e shpëtuar janë dërguar në Qendrën lokale për të huaj për t’u deportuar në vendet e origjinës.
Nga ana tjetër, me rastin e patrullimit të rregullt të hapësirës tokësore në vendin Ayvacik janë arrestuar 71 migrantë, me origjinë nga Siria dhe Afganistani, të cilët në mënyrë ilegale tentonin të kalonin në Greqi, si dhe nëntë persona për të cilët dyshohet se janë trafikantë të njerëzve.