Turqia

Turqi, dorëzohen 3 terroristë të YPG/PKK-së

Në total 41 terroristë u janë dorëzuar forcave turke të sigurisë që nga fillimi i vitit 2020

Burak Bir  | 19.02.2020 - Përdıtësım : 19.02.2020
Turqi, dorëzohen 3 terroristë të YPG/PKK-së

Ankara

Tre terroristë të YPG/PKK-së u janë dorëzuar forcave të sigurisë në juglindje të vendit, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Terroristët kishin braktisur grupin terrorist në veri të Sirisë dhe arritën në pikën kufitare Suruc të rrethit Sanliurfa dhe rrethit Nusaybin të Mardinit, tha ministria në Twitter.

Në total 41 terroristë u janë dorëzuar forcave turke të sigurisë që nga fillimi i këtij viti.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.