Turqia

Erdoğan dhe presidenti uzbek do të hapin Bibliotekën Kombëtare në Presidencën e Turqisë

"Për ceremoninë e hapjes ka punur një ekip prej 40 personash", tha Karakurt duke shtuar se në këtë event do të jenë të pranishëm edhe 220 artistë nga orkestra simfonike e Presidencës

Zafer Fatih Beyaz  | 18.02.2020 - Përdıtësım : 19.02.2020
Erdoğan dhe presidenti uzbek do të hapin Bibliotekën Kombëtare në Presidencën e Turqisë

Ankara

Biblioteka Kombëtare në rezidencën presidenciale në Ankara do të hapet me një ceremoni nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev si dhe me pjesëmarrjen e shumë të ftuarve të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Këshilltari presidencial dhe drejtori i Qendrës së kongreseve, kulturës dhe sallës së ekspozitave, Orhan Karakurt, në një deklaratë për AA tha se Biblioteka Kombëtare në Presidencë do të hapet me një ceremoni që do të zhvillohet më 20 shkurt, të enjten.

Hapet Biblioteka Kombëtare më e madhe në Turqi

Biblioteka Kombëtare e Presidencës do të vihet në shërbim me rastin e ceremonisë së hapjes ku do të marrin pjesë mbi 2.000 të ftuar, përfshirë artistë që kanë ofruar vepra dhe kontribute të rëndësishme për Turqinë, shefat e misioneve të huaja dhe të qytetarëve. ( Erçin Top - Anadolu Agency )

"Për ceremoninë e hapjes ka punur një ekip prej 40 personash", tha Karakurt duke shtuar se në këtë event do të jenë të pranishëm edhe 220 artistë nga orkestra simfonike e Presidencës, nga komuniteti i botës turke, kori i muzikës klasike turke të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

Biblioteka Kombëtare e Presidencës do të vihet në shërbim me rastin e ceremonisë së hapjes ku do të marrin pjesë mbi 2.000 të ftuar, përfshirë artistë që kanë ofruar vepra dhe kontribute të rëndësishme për Turqinë, shefat e misioneve të huaja dhe të qytetarëve.

Karakurt thekson se e gjithë infrastruktura teknike është përgatitur nga Qendra e kongreseve dhe kulturës me mundësitë e saj. "Është ndërtuar një skenë prej 150 metrash katrorë dhe një podium prej 400 metrash katrorë. Do të përdoret një ekran 150 metër katrorë LED për të reflektuar fjalimet dhe pamjet e ndryshme viziuale për pjesëmarrësit. Për prezantimin e bibliotekës është përgatitur një video 7 minutëshe si dhe një film i shkurtër për t'u postuar në llogaritë e rrjetit social të Presidencës", tha ai.

Ai tha se pas ceremonisë së hapjes të ftuarit do të kalojnë në Bibliotekën Kombëtare ku dhe para ndërtesës do të zhvillohet ceremonia e prerjes së shiritit nëse moti do të jetë i favorshëm.

Karakurt tha se presidenti Erdoğan dhe presidenti uzbek Mirziyoyev do të vizitojnë ekspozitat me titull "Mürekkebin İzi, Yazma Eserler" dhe "Mucibince Amel Oluna Hatt-ı Hümayun" dhe më pas sallën "Cihannüma" e përcaktuar si "Zemra e Bibliotekës".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.