Bota

Rrënojat e Idlibit "i dhanë frymë" George Floyd-it

Artisti Aziz Esmer dënoi racizmin kundër afro-amerikanëve, që është në rritje e sipër në SHBA, duke theksuar se ka realizuar grafitin në shenjë solidariteti

Eşref Musa, Mehmet Burak Karacaoğlu, Ahmad Wais  | 02.06.2020 - Përdıtësım : 03.06.2020
Rrënojat e Idlibit "i dhanë frymë" George Floyd-it Foto: İzzeddin İdilbi / AA

Idlib

Afro-amerikani 46-vjeçar George Floyd, i cili vdiq pasi një oficer i policisë amerikane i vendosi gjunjin në qafë, është pikturuar në njërën nga muret e shtëpive të shkatërruara në Idlib, raporton Anadolu Agency (AA).

Aziz Esmer, një artist 36 vjeçar i grafiteve që jeton në zonën Binneş të provincës Idlib, fitoi reputacion duke pikturuar ngjarjet e përditshme në Siri dhe në mbarë botën në muret e shtëpive të shkatërruara gjatë bombardimeve të forcave të Assadit.

Kësaj radhe, në murin e një shtëpie të dëmtuar në Binneş, Esmer pikturoi imazhin e George Floyd i cili vdiq nga asfiksimi në qytetin Minneapolis të shtetit amerikan të Minesota, pasi një oficer i policisë mbajti gjurin e tij mbi qafën e viktimës për pothuajse nëntë minuta.

Fjalët e fundit të viktimës ishin "Nuk mund të marr frymë", që u bënë slogani i protestave mbarëkombëtare.

Grafiti i cili u incizua me dron, përpos fjalëve "Nuk mund të marr frymë", përmban edhe fjalët "Stop racizmit".

Në një intervistë për AA, artisti Esmer dënoi racizmin kundër afro-amerikanëve, që është në rritje e sipër në SHBA, duke theksuar se ka realizuar grafitin në shenjë solidariteti.

Duke dëshiruar përfundimin e masakrave dhe persekutimeve në botë, Esmer tha: "Ne jemi të zhgënjyer nga bashkësia ndërkombëtare që ka heshtur për 10 vjet kundrejt vrasjeve të sirianëve, por si pjesë e detyrës sonë humanitare dhe si mbrojtës të paqes dhe dashurisë. ne mbështesim çështjet humanitare në botë".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın