Burak Bir
29 Qershor 2020•Përditësim: 29 Qershor 2020
Policia turke arrestoi 3 shtetas sirianë për lidhje të dyshuara me grupin terrorist DEASH, theksuan sot burime të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Arrestimet u bënë në provincën veriperëndimore Bolu herët në mëngjes si pjesë e një operacioni kundër grupit terrorist, theksuan burimet.
Të dyshuarit u arrestuan pas bastisjeve të njëkohshme nga policia antiterroriste në katër lokacione në provincë.
Gjithashtu u sekuestruan një sasi e madhe e dokumenteve organizative dhe materiale dixhitale ndërsa kërkimi për të dyshuarit e mbetur po vazhdon, shtuan burimet.
Turqia ka qenë ndër vendet e para që renditi DEASH-in si një grup terrorist në vitin 2013.
Që nga ajo kohë është sulmuar nga grupi, të paktën 10 sulme vetëvrasëse, shtatë bomba dhe katër sulme të armatosura, në të cilat 315 persona u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën.
Si përgjigje, Turqia filloi operacione ushtarake dhe policore brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme terroriste.