Burak Karacaoğlu,Eşref Musa
17 Mars 2018•Përditësim: 18 Mars 2018
IDLIB (AA) – Një autokolonë e Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) ka hyrë në zonën rurale të qarkut Anadan në veriperëndim të Halepit në Siri, për themelimin e një pike të re të vëzhgimit për amëpushim, e cila në kuadër të marrëveshjes së Astana-s do të vendoset në zonën e deeskalimit të Idlibit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të gazetarit të AA-së në Idlib, një autokolonë ushtarake e cila në orët e mëngjesit ka hyrë nga Turqia për në Idlib, në mënyrë të sigurtë ka arritur në zonën rurale të pjesës veriperëndimore të Halepit, që ndodhet brenda zonën së deeskalimit.
Trupat e TSK-së janë vendosur në kodrën e një fshati pranë Anadanit, duke qëndruar në gjendje dominuese në zonën rurale të Halepit dhe forcave të regjimit përballë saj.
Pika e re e vëzhgimit ndodhet rreth 35 kilomtra në thellësi nga kufiri Turqi-Siri.
Në kuadër të marrëveshjes së arritur në kryeqytetin e Kazakistanit në Astana mes shteteve garantuese Turqisë, Rusisë dhe Iranit, TSK-ja më 12 tetor të vitit 2017 filloi të formojë pika të vëzgjimit për ndjekjen e armëpushimit në zonën e deeskalimit të Idlibit.
Sipas marrëveshjes parashihet që TSK-ja të formojë gradualisht pika të vëzhgimit nga veriu në jug të Idlibit, në gjithsej 12 rajone.